Ministria e Punëve të Brendshme në territorin e Shkupit gjatë 24 orëve ka sanksionuar 137 persona. 49 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në trafik, 7 për drejtim të makinës pa patentë shoferi, 10 për vetura teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.
– Advertisment –
18 sanksione janë vendosur për makina të braktisura në vende të papërshtatshme, pesë për përdorim të celularit gjatë vozitjes, tetë për mos-vendosje të rripit të sigurisë dhe tetë gjoba për parkim të paligjshëm.



