Me paratë shtetërore Jugohromi do t’i përfundojë filtrat për pastrim. Ky është epilogu i takimit të sotëm mes sindikalistëve të fabrikës dhe zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Përfaqësuesit e Kombinatit Jugohrom, në takimin me Zv/Kryeministrin Angjushev kanë kërkuar që paralelisht me instalimin e filtrave të ristartohen edhe furrat. Sic kanë theksuar menaxhmenti maksimalisht I ka përforcuar aktivitetet në kërkim të sigurimit të mjeteve për vendosjen e filtrave, por sic thonë, sigurimi I shumës kaq të madhe është shumë I vështirë.
Pas bisedës së sotme mund të konstatoj se Qeveria do të angazhohet të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të ndërtimit të filtrave. Nuk do të jepja tani detaje rreth asaj se në cilën pjesë do të jetë kjo ndihmë, por mendoj se tashmë është e sigurt se Jugohromi deri në fund të tetorit apo fillim të nëntorit do të ketë filtra dhe do të fillojë punën me kondicion prodhues të atyre furrave ku do të vendosen filtrat.
Në interes të qytetarëve të Rajonit të Pollogut, por edhe të Ekonomisë së Maqedonisë, është që Kombinati Jugohrom të funksionojë, por së pari duhet ti plotësojë të gjitha standardet ekologjike – ka deklaruar Zv/Kryeministri për cështje ekonomike Koco Angjushev pas takimit me delegacionin e Jugohromit.
“Qeveria përmes instrumenteve të Bankës së Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit, në kuadër të kompetencave të saja do të bëjë përpjekje, të sigurohen mjete, në formë të huamarrjes për “Jugohromin”, ku do të vazhdohet projekti për ndërtimin e sistemit të pluhurizimit, kombinati do të ristartohet dhe punëtorët do të fillojnë me punë dhe të marrin rroga”.
Në Tetor të vitit 2017 Qeveria Sindikata dhe menaxhmenti I Jugohromit nënshkruan memorandum ku secila palë u obligua që ti kryejë detyrat në afat sa më të shkurtër Qeveria u obligua që pas përfundimit të sistemit të pluhurizimit, kombinati do ta marrë lejen e integruar A-ekologjike ku do të mundësonte ristartimin e furrave 7 dhe 8. /Agjencitë/