Me 05.03.2019 në ora 09.45 në fshatin Petrovec, Shkup, vetura e tipit “Man” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga B.Gj.(42) nga fshati Katllanovë, Shkup, e ka goditur këmbësoren R.K.(72) nga fshati Petrovec, transmeton Almakos.
Nga goditja, R.K. është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Rreth orës 12.30 ajo ka rënë pre e lëndimeve dhe ka vdekur. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Shkup.