Në Çair të Shkupit, dy punonjës kanë humbur jetë pasi që është shembur dheu përderisa ata kanë hapur kanalin e kanalizimit.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11 në banesat në lagjen afër poliklinikës në Çair, përballë shkollës fillore “Penko”. Ata kanë qenë vëllezër, punonjës të një kompanie private.
Ekipet e zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë po mundohen ta shpëtojnë edhe një person të tretë i cili gjithashtu ka ngecur ndër tokë.
Ngjarja ende është në zhvillim.


