Së fundmi janë publikuar disa pamje që nuk duan koment, të cilat tregojnë liqenet në shkretëtirën e Marokut.
Bëhet e ditur se ky fenomen natyror ndodh gjatë shirave sezonalë, megjithëse periudhat e zgjatura të thatësirës më parë i kanë tharë këto trupa ujorë.
Stuhia e fundit që goditi fuqishëm Marokun, duke vrarë disa njerëz dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, i ka rimbushur këto liqene, duke tërhequr zogjtë shtegtarë dhe duke inkurajuar rritjen e bimëve të reja, shkruan euronews.
Meteorologët parashikojnë se një rritje e lagështisë për shkak të avullimit nga detet dhe oqeanet mund të çojë në stuhi më të shpeshta, duke transformuar klimën e këtij rajoni të shkretëtirës.
Kanë kaluar 30 deri në 50 vjet që kur kemi pasur kaq shumë shi në një hapësirë kaq të shkurtër kohore”, deklaroi Houssine Youabeb nga Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë së Marokut.
Ndryshe, reshjet thuhet se mund të kenë një efekt shumëvjeçar në motin e vendit, falë lagështisë së shtuar në ajër.