Alsat 2019-10-20T15:24:31+02:00
Në numrin më të madh të Shkollave Fillore në vend akoma nuk janë angazhuar asistentët arsimor dhe personel që duhet tu dalë në ndihmë fëmijëve me nevoja të posaçme. Alsat ka kontaktuar shumë drejtor shkollash të cilët u përgjigjen se tashmë kanë dorëzuar në komunat përkatëse kërkesën për asistent të tillë por këta të fundit akoma nuk janë angazhuar me punë. Në shkollën “Liria” në Çair nuk ka asistent të tillë ndërkohë 9 nxënës me nevoja të posaçme ndjekin mësimin në këtë shkollë.
Për fëmijë të cilët me të vërtet janë raste pak më të rënda, më të vështira, si me paralizë cerebrale, me autizëm të nivelit më të rëndë, mendoj që ata fëmijë kanë nevojë shumë shumë për asistent personal me vet natyrën e asaj nevoje që ti del në krah arsimtarit po edhe fëmijës. Përderisa arsimtari ka punën ta bëj, ti arrij ato qëllime me 30 nxënës, tash i duhet një kohë kogja shumë që ti dedikohet atij fëmijës me nevoja të veçanta. Asisitenti është ai i cili ia lehtëson punën, është koordinues dhe ai fëmijë me lehtësi, duke bërë nivelizimn, uljen e qëllimeve mësimore, përvetëson dhe ai fëmijë përparon”-tha Teuta Idrizi, drejtore e sh. F “Liria”.
Nga Komuna e Çairit thonë se janë angazhuar për të zgjidhur këtë çështje por shtojnë se në konkursin e realizuar kohë më parë nuk ishin paraqitur kandidatë të duhur për këtë lloj të angazhimit.
Për fat të keq, duke pasur parasysh mungesën e kuadrove të profileve të sociologjisë, psikologjisë dhe defektologjisë, nga ky konkurs nuk ka rezultuar asnjë kandidat I cii do të mund të ushtrojë detyrën e asistentit nëpër shkollat fillore të Çairit. Ne tani po kërkojmë module tjera për ta zgjidhur këtë çështje. Po punojmë edhe në bashëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale dhe sëshpejti në shkollat e Çairit do të angazhohen asistentët e parë”-theksoi Kushtrim Alla, zëdhënës i komunës Çair.
Nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se këtë vit në bashkëpunim me UNDP-n dhe komunat janë siguruar gjithsej 294 asistentë. Prej tyre, 213 janë asistentë arsimor dhe 81 asistentë personal. Gjithashtu, nga Ministria e Arsimit njoftojnë se vitin e kaluar numri I nxënësve me nevoja të posaçme ishte 1320, prej të cilëve 424 ishin nxënës të regjistruar në shkollat speciale ndërsa 896 në shkollat normale.
Melihate Rustemi
Loading…




