
Reagon komuna e Çairit ndaj lajmit se nga e hëna në tri shkollat fillore të vendit, “7 Marsi”, “Rajko Zhinzifov” dhe “Vasill Gllavinov mund të ketë ndërperje të procesit arsimor për shkak se do të ndërpritet ngrohja qëndrore si pasojë e mos pagesës së borxhit që Komuna e Çairit e ka ndaj ngrohtores. Nga kjo komunë zotohen se ndërprerje të sistemit të ngrohjes nuk ka pasur gjatë gjithë sezonit dimëror dhe nuk do të ketë edhe më tej, ndërsa lajmet që qarkullojnë thonë ata, janë vetëm tendencë për deziformim ndaj opnionit.
“Komuna e Çairit demanton lajmin se me datë 06.02.2017 (E Hënë) do të ketë ndërprerje të sistemit të ngrohjes në shkollat fillore “7 Marsi”, “Rajko Zhinzifov” dhe “Vasil Glavinov” duke dënuar ashpër çdo tendencë për dezinformimin e opinionit dhe çdo përpjekje të subjekteve të ndryshme partiake për të përfituar pikë të ulëta politike në kurriz të nxënësve. Ndërprerje të sistemit të ngrohjes në shkollat fillore në territorin e Komunës së Çairit nuk ka patur gjatë gjithë sezonit dimëror dhe nuk do të ketë deri në përfundimin e tij. Prioriteti i yni kryesor gjatë gjithë kohës ka qenë dhe mbetet sigurimi i kushteve sa më të mira për një sistem kualitativ arsimor”, thuhet në reagimin e Komunës së Çairit.
Por, nga ana tjetër ngrohtorja Shkup-Veri që furnizon këto shkolla me ngrohje tha se nëse nuk arrihet të paguhet borxhi ndaj tyre, të hënën shkollat në fjalë do t’i çkyçin nga sistemi.
“Në qoftë se në llogarinë tonë bankare, deri më 03.02.2017 nuk arrijnë të paktën 6 milion denarë, ju informojmë se do të jemi të detyruar që në datën 06.02.2017, shkollat fillore ‘7 Marsi’, ‘Rajko Zhinzifov’ dhe ‘Vasill Gllavinov’ t’i çkyçim nga sistemi”, qëndron në reagimin e Ngrohtores Shkup-Veri.
Ndryshe, komuna e Çairit nuk e ka paguar tashmë dy vjet me radhë borxhin prej gjysmë milioni ndaj kësaj ngrohtore, prandaj ajo tashmë i ka dhënë ultimatumin komunës. Nëse sot nuk janë paguar të paktën 100 mijë euro, më 6 shkurt këto shkolla do të ngelin pa ngrohje.
Emine Ismaili /SHENJA/
Shkollat në Çair, Komuna: Nuk do të ndërptitet… by tvshenjaofficial