Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, në orët e pasdites organizon protestë kundër vendimit të Qeverisë për zhvillimin e procesit mësimor nga distanca. UNSHM-ja e vlerëson si skandaloz vendimin e Qeverisë për mësimin online duke kujtuar jo efikasitetin e tij në muajt e kaluar. Unioni kërkon zhvillimin e procesit mësimor me model të kombinuar varësisht kushteve epidemiologjike. Protesta do të filloj në orën 17 e 30 minuta nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe do të përfundoj para godinës së Qeverisë. Në fillim të muajit qershor, UNSHM-ja dorëzoi në Ministrinë e Arsimit një sërë vërejtjesh dhe kritikash për problemet e ndryshme me të cilat u përballen nxënësit gjatë realizimit të mësimit nga distanca. Gjithashtu, nga UNSHM-ja kishin kërkuar krijimin e një platforme të përbashkët, pajisjen e nxënësve nga kategoria sociale me internet dhe pajisje elektronike si dhe investime në institucionet arsimore.
Data 18.09.2026
Aktuale
- Leonora Jakupi bëhet e sinqert dhe tregon çfarë ndodhi me syrin e san
- Takimi i rëndësishëm i Bedri Hamzës me liderët pas vendimit të Gjyaktës Speciale
- Presidentit iranian i lejohet hyrja në SHBA!
- Djali i Kadri Veselit në protestë: Zëri i popullit është prioriteti ynë
- Trimëria e UÇK-së: Një histori e pavdekshme e pavarësisë së Kosovës
- 110 ditë rezistencë, qëndresë/ “Shqipëria kërkon revolucion”!, protesta kundër kryeministrit mbyllet te komisariati 1: Lironi çunat, arrestoni Ramën
- Neziri: Vendimi i Hagës ishte befasi, zhbërja e gjykatës nuk do t’i zhbëjë edhe vendimet e saj
- Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati Mustafa: Mbrojtja ka argumente për ta kundërshtuar vendimin



