Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar ashpër kundër kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka thënë se ndjehet i turpëruar që dikur e kishte mbështetur fuqishëm, duke e cilësuar atë “super dështak” dhe “super mashtrues”.
“Votoni për kë të doni, por jo për këtë. Ky nuk e meriton as balotazhin. Përparim Rama ka me përfundu në burg”, shkroi Gashi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
qe sa ditë po du me e pa nji video temen të para katër vjetëve tu e mbështetë fuqishëm përparim ramën, po s’mujsha me ba ballë me e pa, e sot ma në fund e pashë.
tmerr. qaq tmerr sa s’po muj me e shpërnda këtu e me e pa edhe ju. po më vjen marre prej vetes.
ani thojke: shkëlzeni po ma prezenton programin ma mirë se sa që po e prezentoj unë.
oh, m’u thaftë goja mu. folsha me gishta, jarabi.
njerëz, votoni për kon të doni, ama veç për këtë super dështak e super mashtrues mos votoni! ky s’e meriton as në balotazh me hy.
krejt për fund, veç nji sen muj me ja thanë përparim ramës:
ki me përfundu në burg!