Alsat 2019-09-14T15:51:15+02:00
Nga simboli dhe shpresa për të luftuar krimin dhe korrupsionin, e deri te dyshimi dhe paraburgimi për një skandal korrupsioni. Kështu filloi dhe përfundoi karriera katër vjeçare e Katica Janevës, si drejtuese e Prokurorisë Publike Speciale. Në këtë pozitë erdhi nga Prokuroria e Gjevgjelisë, ndërsa qeveria dhe opozita qëndruan prapa zgjedhjes së saj.
Dua të shpreh kënaqësinë time për zgjedhjen e një prokurori special. Bëhet fjalë për një person që është një profesioniste e lartë ”-thoshte Nikolla Gruevski, ish kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Janeva rekrutoi një ekip të prokurorëve të cilët filluan ashpër hetimet që rridhnin nga “bombat” me anëtarët e dyshuar të garniturës në pushtet të VMRO-DPMNE-s. Në paraqitjet publike, Janeva shpesh ishte në plan të dytë.
Kolegia ime Fatime Fetai do të na tregojë më shumë, dhe kolegia Lençe Ristovska do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve”-thoshte Katica Janeva, prokurore speciale.
Në terren kishte këmbënguljen e mirënjohur që ti kontrollojë institucionet.
Hape, hape, hape…”-Katica Janeva
Sidoqoftë, këtë verë u shuan të gjitha shpresat që publiku i kishte lidhur me punën e shefes së PSP-së. Dy muaj para mbarimit të mandatit të saj, ajo dha dorëheqjen nga funksioni, në të njëjtën ditë kur ndodhi arrestimi i Boki 13 dhe Zoki Kiçeecit si të dyshuar në rastin Reket.
Unë nuk do të lejoj që emri im të përdoret për alibinë e dikujt”-pohonte Katica Janeva , prokurore speciale publike.
Ata i konfiskuan dhe kryen ekspertizë në telefonat e saj si dhe u morr në pyetje. Ajo gjithashtu pranoi se ishte zëri i saj në regjistrimet, që janë dëshmi në rastin “Reket”, që i publikoi një media italiane.
Mos u shqetëso për asgjë. Gjithçka do të jetë në rregull ”-thoshte Katica Janeva , prokurore speciale.
Unë nuk kam abuzuar me detyrën që jam duke e kryer edhe aktualisht …”-pohonte Katica Janeva , prokurore speciale
Sidoqoftë, Janeva u bë e dyshuar në Reket dhe u arrestua me kërkesë të Prokurorisë. Por, edhe nga paraburgimi, duket sikur ajo kishte fjalën e fundit në vulosjen e fatit të PSP-së. Me lejen e saj me shkrim rastet i mori përsipër Prokuroria e Joveskit. Pas shumë paraburgimeve të kërkuara dhe të pa kërkuara, ajo përfundoi në paraburgim, por fati i ekipit që rekrutoi mbetet i pasigurt derisa politikanët të bien dakord për ligjin e ri të prokurorisë, që do ta zgjidh edhe çështjen e PSP-së. Edhe pse mandati i saj skadon nesër, historia e prokurore së parë speciale nuk mbaron këtu. Ajo duhet ta dëshmojë pafajësinë e saj nëse rasti Reket shkon në gjykatë.
ALSAT
Loading…




