Gjykatësit e Maqedonisë në të ardhemn do të mund të shkarkohen nëse vendimet e tyre janë në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Evropiane në Strazburg.
Ekspertja juridike, Caca Nikollovska, e cila ka përfaqësuar Maqedoninë në Gjykatën Evropjane për të Drejtat e Njeriut, thotë se gjykatësit në Maqedoni jo vetëm që duhet të respektojnë, por edhe të zbatojnë vendimet e Gjykatës Europiane për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Nikollovska thotë se gjyktësit nuk kanë të drejtë kur ankohen pse në të ardhemn do të mund të shkarkohen për mospespektimin e vendimeve të Gjykatës evropiane, sepse Maqedonia ka ratifikuar Konventën evropiane për të drejtat e njeriut.
“Unë e di që kjo nuk është e lehtë, por fakti është se gjykatësit duhet të fillojnë me aplikimin e praktikës së Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut, ta implementojnë direkt në veprimet e ndërmarra nga ana e tyre”, tha Nikollovska, ish-gjykatëse në Gjykatën e Strasburgut.
Nga ana tjetër, pakënaqësi për mundësinë e shkakrkimit të gjykatësve për mosreskpektimin e vendimeve të Gjykatës evropiane ka shprehur Shoqata e Gjykatësve të Maqedonisë, të cilët kanë kërkuar që kur të bëhen ndryshime ligjore nga sfera e gjykatave të konsultohen edhe gjykatësit.
“Përmes kësaj të krijojnë zgjidhje stabile që do të garantojnë pavarësinë dhe autoniminë e gjyqësorit. Ndërsa kjo, me qëllim që të mundësohet drejtësi cilësore dhe efikase për të gjithë qytetarët”, thuhet në reagimin e Shoqatës së gjykatësve.
Me ndryshimet ligjore Gjyqtarët pa arsyetim të bazuar nuk do të planifikojnë seancat dëgjimore për rastet, nëse shtyjnë procedurën për të vjetërsuar lëndët do të ballafaqohet me masa disiplinore. Gjyqtari shkarkohet edhe nëse zbulon informacionin konfidencial të mësuar gjatë ushtrimit të funksionit. Poashtu kryetari i gjykatës mund të shkarkohet nga detyra nëse Këshilli Gjyqësor konstaton se nuk ka zbatuar dispozitat lidhur me menaxhimin dhe shpërndarjen e lëndëve gjyqësore.
Përgatiti: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com
|