Për banesat e sapondërtuara mbetet shkalla e autorizuar e TVSH-së për pesë për qind. Sot propozim-ndryshimet e ligjit për ndryshime të Ligjit për vlerën e shtuar hynë
në procedurë kuvendore dhe morën përkrahje në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet. “Me propozimin e Ligjit për ndryshime të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar bëhet prolongimi i afatit dhe atë deri më 31 dhjetor të vitit 2023, për zbatimin e shkallës tatimore të autorizuar prej pesë për qind të qarkullimit të parë të ndërtesave banesore në atë pjesë në të cilën të njëjtat shfrytëzohen për qëllime banesore dhe i cili do të bëhet në afat deri në pesë vite pas ndërtimit”, tha ministri i Financave
Dragan Tevdovski. Arsyeja bazë për ndryshimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar është të dilet në vigjilje të qytetarëve, për përkrahje të sektorit qytetar, si dhe degët e tjera ekonomike direkt të lidhura me ndërtimtarinë. Kjo do të ketë ndikim pozitiv direkt ndaj ekonomisë vendore. Përkrahje të ndryshimeve dhanë edhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së të cilët i përshëndetën dhe vlerësuan se ato janë edhe në interes të qytetarëve dhe të ekonomisë.
“Ligji nuk lë as hapësirë minimale për mospranim. Periudha deri në vitin 2023 është e kënaqshme, ndërsa qëllimi i tij është me të vërtetë edhe në funksion të qytetarëve dhe të ekonomisë”, theksoi Micevski.
Edhe bashkëpartiaku i tij Dragan Cuklev theksoi se VMRO-DPMNE do t’i përkrahë ndryshimet. “Ligji ishte miratuar në vitin 2011 nga Qeveria paraprake në suaza të zgjerimit të përfshirjes me shkallë të autorizuar të TVSH-së”, tha Cuklev. Ai shtoi se kjo ishte pozitive dhe solli rritje të aktivitetit ndërtimor dhe mundësisë të rinjtë ta zgjidhin
çështjen banesore. Ai porositi se Qeveria do të punojë në ofertë më të madhe të njësive banesore, duke i marrë parasysh të dhënat se jepen një numër çdoherë e më i vogël i miratimeve për ndërtim.
Data 25.08.2025
Aktuale
- OEMVP: Kriteret për vauçerët e Qeverisë i diskriminojnë bizneset e vogla dhe të mesme
- (VIDEO) BDI: Ishim dhe mbetemi faktor stabiliteti, VMRO: BDI po shkon në histori
- (VIDEO) Ndryshimet në kodin zgjedhor, Kuvendi nuk pritet të bëjë tentim të ri për miratimin e ndryshimeve
- “Artur Zheji nuk imponohej”- Ish presidenti Bamir Topi në News24: Është marrë dhe me çështje të interesit kombëtar, formimi i tij shkonte përtej pushtetit politik…
- A i duhen Çairit strategjista apo bagerista?!
- Aksion i policisë financiare në Likovë, Zhelinë dhe Kumanovë, arrestohet 7 persona, kanë dëmtuar buxheti për mbi 430 milionë denarë
- Kryenin vjedhje në hotele dhe vila luksoze në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë
- Spartak Ngjela kujton bisedat me Artur Zhejin: Ai ma njihte tipin dhe më bënte lëshime, njeri që dëgjonte dhe të lejonte të flisje