Gjithçka ndodhi për një orë. Shumë rrugë u bllokuan e shumë të tjera prishin veturat. Një pronar i një shtëpie për TS thotë se shiu sot i ka hyrë në bodrum dhe ia ka prishur gjithë apratet elektrike.
“Siç e shikoni ujin ka depërtuar në bodrum dhe mi ka prishur gjithë paratet elektrike që i kam pasur” thotë për TS ku edhe e dërgon videon.
Shiu i rrëmbyeshëm përpos dëmeve që ka shkaktuar në Tetovë ai e ka gjetur të pa pregatitur edhe kryetarin Bilall Kasami
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në një deklaratë për media tha se komuna nuk ka qenë e përgatitur për situata të tilla si vërshimet e sotme. Kasami tha se parregullsitë në kanalizime janë konstatuar shumë më herët.
“Vetë situata në terren tregon që komuna aspak nuk ka qenë e përgatitur për kështu situatash. Fillimisht edhe një herë them se situatat janë të konstatuara shumë më herët nga UNDP, veçanërisht sa i përket kanalizimit atmosferik, por nuk është intervenuar”, tha Kasami./TS/