Reshjet e shumta të shiut të përcjella me breshër kanë shkaktuar dëme të shumë materiale tek të mbjellat bujqësore në rajonin e Shkupit. Komuna e Haraçinës është një ndër komunat që ka më shumë dëme. Ekipi i televizionit Alsat gjatë ditës ka qëndruar në fshatin Grushinë ku moti i keq ka shkatërruar në tërësi të mbjellat. Banorët thonë se dëmet janë të mëdha ndërsa apelojnë deri tek Ministria e Bujqësisë dhe komuna që t’u dalin në ndihmë.
“Siç jeni duke e parë edhe vetë dëmi është 100% këtu , kemi dhënë mund këtu dhe nuk kemi me çka të punojmë më, të ardhurat vetëm nga bujqësia i kemi dhe nuk kemi asgjë tjetër. Toka është e shkatërruar 100% unë vetë si person kam pasur rreth 40 hektarë tokë dhe të gjithë janë të shkartuar”.
“ Nga të reshurat e djeshme kemi dëme shumë të mëdha sidomos dëme bujqësore siç mund ta shihni edhe vetë bimët janë të shkatërruara qind përqind , kemi dëme shumë të mëdha në misër, lule dielli pemëtari, po ashtu edhe në drithëra”.
“Dëmi është i madh shumë, ka mbi 100 mijë euro dëme, kam rreth 15 mijë rrënjë . 27 mijë rrënjë pjepra , dhe mbi 100 ton kajsi- u ankuan disa banorë të fshatit Grushinë, Haraçinë.
Si kryetar i kemi marr të gjitha masat dhe kemi njoftuar të gjitha institucionet si drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe ministrinë e bujqësisë– deklaroi kryetar komunës Haraçinës Brahim Ajvazi.
Në terren ka dalë edhe ministri bujqërisë Lupço Nikollovski i cili tha se të gjitha dëmet që janë shkaktuar r nga ana e moti të ligë do të evidentohen dhe në seancën e ardhshme të qeverisë do të shqyrtohet e njëjta. Dëme materiale ka dhe në komunën e Çairit dhe pjesë të tjera të Shkupit, por akoma nuk dihet se sa është numri i veturave të shkatërruara nga të reshurat e breshrit.
Senat Zylbehari