28 March
Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, gjatë një konference për shtyp theksoi se partia e tij tashmë ka marrëveshje me qytetarët, votat e të cilëve janë shndërruar në 67 mandate. Sipas Shilegov marrëveshja parasheh ndryshime në Maqedoni, parasheh një Maqedoni me ardhmëri evropiane dhe një Maqedoni pa kriminel.
“Ka marrëveshje me qytetarët për ndryshime Maqedoni, për jetë cilësore, marrëveshje kundër kriminalitetit të cilën e ka instaluar pushteti i deritanishëm. Ka program për Qeveri reformuese e unitare ku të gjithë do të jetojnë jetë cilësore. Ky program do e fus Maqedoninë në NATO e BE. Antonio Miloshevski mundohet ta mbrojë Gruevskin. VMRO-ja dhe Gruevski nuk munden të jenë pjesë e ndryshimeve ato duhet ta kuptojnë se janë në opozitë”, deklaroi Petre Shilegov nga LSDM-ja.
Alsat-M
Drejtpërdrejt nga Kuvendi: Petre Shilegov, LSDM
由 Alsat-M.TV 发布于 2017年3月28日

