Gjyshi im është nga Maqedonia e Egjeut, nuk do të lejojë që familja ime të bëhet emigrantë për shkak të politikave të çmendura të partisë tuaj, e cila dëshiron bandën kriminale ta lirojë nga përgjegjësia, tha Peter Shilegov i LSDM-ja duke iu përgjigjur Ilija Dimovski të VMRO-DPMNE.
“Ai që i ndau qytetarët e maqedonasit dhe atyre të egjeut, siç thoni ju, ishte kandidati juaj për kryetar të Shkupit. Mos i ndani qytetarët me origjinë. Nikolla Gruevski do të përfundojë në burg se është kriminel. Turp për ju që i ndani qytetarët, maqedonasit, turp ju qoftë për të gjitha idetë fashiste. Krijoni realitet jo-ekzistent vetëm për të qëndruar edhe një ditë në liri”, tha Shilegov në seancën e Parlamentit.
Ai i tha Dimovskit se nuk duhet ta harrojë se ai është i dyshuari për financimin kriminal të partisë.
Trajko Veljanoski kërkoi në parlament që të mos përdoren fjalë të papërshtatshme dhe kërcënime dhe konstatoi se seanca e parë e parlamentit është “shumë nervoz”:

