Shilegov: Dora ime të thahet nëse jap 1.3 milion euro për fasadën “Pellagonija’
Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, në mbëledhjen e sotme të Këshillit tha se nuk do të lejonte të ndërtohej ndonjë fasadë barok, duke aluduar në ndërtesën e Pellagonisë tek Porta Maqedoni, e cila tashmë është duke u rinovuar.
“Dora ime do të thahet nëse nënshkruaj marrëveshje për fasadën e Pellagonisë prej 1.3 milion euro. Miliona euro janë shpenzuar në fasadat. Qytetarëve ju kushtojë 2.3 milionë euro. Paratë për këtë qëllim, të cilat ishin planifikuar nga menaxhmenti i kaluar prej 6 milionë euro, do të ripërcaktohen për fasadat në shkollat e mesme “, tha Shilegov.
Ai shtoi se qyteti ka një borxh prej 36 milion euro./Almakos

