Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov ka thënë se shumë shpejt në Maqedoni do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe qeveria e re.
“Ndryshime do të ketë shumë shpejt. Shumica parlamentare do ta ndërmerr përgjegjësinë, ky proces do të zhbllokohet dhe përgjegjësi për këtë sjellje jashtë politikës duhet të ketë lloj tjetër të përgjegjësisë edhe për Nikolla Gruevskin si porositës, si dhe për Gjorgje Ivanovin dhe Trajko Veljanovskin që kanë zbatuar atë porosi. Për çfarë do të bisedonim ne në takim liderësh dhe me kë?! Ne kishim takime liderësh dhe në bazë të atyre takimeve u arrit Marrëveshja e Përzhinos”, ka thënë Petre Shilegov, përcjell SHENJA.