Qeverinë e ardhshme do ta formojë LSDM ndërsa për bisedimet me partitë e tjera, opinion do të njoftohet me kohë, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie, Petre Shilegov. Ai ka shtuar se fjalë e kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski tanimë nuk ka aspak vlerë, duke komentuar deklaratat e këtij të fundit i cili po ashtu pretendon se VMRO do të formojë Qeverinë.
“Fjala e Nikolla Gruevskit në politikë, vlen sa rrëfimi i sotëm. Fjala e Gruevskit vlen sa edhe premtimi i tij para tre vitëve se do të ndërtojë qendër të re klinike. Fjala e Gruevskit në politikë nuk vlen më asgjë. Sa më shpejtë brenda në VMRO-DPMNE të kuptojnë se nuk duhet më të jetë Gruevski në skenën politike, aq më mirë do të jetë edhe pë rata si parti, aq më mirë do të jetë edhe për Republikën e Maqedonisë si shtet”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.
Duke sqaruar premtimin e LSDM-së për qendër të re klinike, Shilegov tha se ajo do të ndërtohen në lokacionin e njëjtë, ndërsa paratë do të sigurohen nga ndërprerja e shpenzimeve luksoze që ka bërë pushteti i deritanishëm.
Data 16.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Për 7 ditë dizeli u rrit 21 denarë, nga mesnata një litër kushton 92 denarë
- Grupi i fajdeve, një i arrestuar dhe 4 persona në kërkim, zbulohet shifra e dëmit financiar të shkaktuar!
- Filipçe: Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen dhe pikëllimin e familjarëve të viktimave të Koçanit
- Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni!
- Sulm fizik në parkun e Vrapçishtit
- “Kishte infeksion në mushkëri!”- Foshnja dy muajsh ndërroi jetë në spital, familja apel për ndihmë: S’kemi mundësi ta sjellim në Pogradec për ta varrosur
- Aksident në rrugën Tetovë–Pirok: Lëndohet rëndë një motoçiklist dhe një fëmijë
- Rrahje në Zdunje të Gostivarit pas një mosmarrëveshjeje

