ryetarët e qyteteve të Shkupit dhe Arthinës, Petre Shilegov dhe Jorgos Kaminis, sot në kryeqytetin grek do të kenë takim zyrtar, të vendosur, siç thonë ata vetë, të ndërtojnë më shumë ura bashkëpunimi dhe të jenë fuqi shtytëse për afrim të dy vendeve fqinje.
Në prag të takimit, dje dy kryetarët e qyteteve, në kolumne të përbashkët bënë thirrje për afrim të dy qyteteve dhe mbyllje të çështjeve të hapura mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Dy kryetarët e qyteteve, në kolumnën e publikuar në gazetën ditore të Maqedonisë “Slloboden peçat” dhe gazetën ditore greke “Ta nea”, e paraqitën mirëkuptimin e tyre se aktivizimi i negociatave krijon druajtje dhe pasiguri tek shumica e popullatës së dy vendeve, dhe se ndjenjat dhe brengat e tilla negative duhet të respektohen, të zgjidhen me kujdes dhe të mos injorohen.
“Nuk guxojmë të lejojmë që zërat nacionalistë në të dyja palët t’i shfrytëzojnë këto ndjenja në tentim për ta rrezikuar marrëveshjen përfundimtare dhe sërish ta konfirmojnë fatin tonë dhe të ardhemn tonë të përbashkët, jo vetëm si fqinj, por edhe si qytetarë evropianë”, theksojnë Shilegov dhe Kaminis.
Në fund të kolumnës ata shtojnë se si kryetarë të kryeqyteteve, vendosën ta hapin rrugën drejt bashkëpunimit më të afërt dhe t’i inkurajojnë fuqimisht qeveritë e tyre nacionale ta investojnë atë përpjekje hstesë, të nevojshme që të mos lëshohet mundësia e re dhe të arrihet marrëveshje, e cila u shërben interesave themelore të të dy vendeve dhe garanton të ardhme më të mirë për të gjithë bashkëqytetarët e tyre.
Jorgos Kaminis, duke folur për radion Tema 104.6, hedh poshtë çfarëdo lloj mundësie që me Petre Shilegov të bisedojnë për ngjarjet politike dhe bisedimet për emrin dhe zbulon se së shpejti do ta kthejë vizitën dhe me Shilegov do të takohet në Shkup, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina.

