Alternime kthjellime dhe vranësirash dominojnë vendin, ku më të të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa pjesërisht në Qendësr dhe Veri të territorit vranësirat herë pas herë do të pësojnë zhvillime të përkohshme, duke sjellë në këto zona momente me pika shiu.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5 deri në 24 gradë celcius.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor jugperëndimor duke sjellë në dallgëzim deri në 4 ballë.



