Rreshjet e shiut që filluan në orët e vona të pasdites, kanë vërshuar rrugët e fsatit Sllupçan të Komunës së Likovës.
Të kontaktuar nga TV SHENJA, disa prej banorëvetë këtij fshati thanë se edhe pse nuk kanë zgjatur shumë, rreshjet e shiut kanë vërshuar rrugët e fsahtit. Ata gjithashtu thanë se shiu ka qenë i shoqëruar me breshër, por nuk raportuan për dëme.
Pamjet nga videoja amatore, janë në hyrje të fshatit Sllupçan, rrugë kjo e cila mnulohet nga uji gjatë rreshjeve intensive. /SHENJA/
E shlum per rruge sepse keto berlloqet shihshun gazep neper gure ne shtratin e lumit.
Posted by Sead Ramadani on Montag, 26. Juni 2017

