Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani sot ka deklaruar se janë të brengosur sepse partia opozitare VMRO-DPMNE, përmes debatit fiktiv në Komisionin Parlamentar për transport dhe lidhje, bllokon sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
“Ligji i propozuar, mori mbështetje nga komuniteti i gazetarëve dhe kaloi ekspertizë ndërkombëtare nga OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës. Ai është i nevojshëm për fillimin e reformave në media në Maqedoni, të cilat duhet të përmirësojnë cilësinë e gazetarisë” tha Selmani.
Ai shtoi duke thënë se ky ligj e eliminon sistemin korruptiv për subvencionimin e prodhimit të vendit në televizionet private kombëtare, ofron model të ri për zgjedhjen e organeve drejtuese të RTM-së dhe të Agjencisë për media, i cili është më rezistues ndaj ndikimeve politike, ndërsa me të zvogëlohen në mënyrë drastike edhe gjobat për mediat.
“Mungesa e vetme e këtij ligji është se nuk siguron financim stabil dhe të qëndrueshëm të RTM-së dhe Agjencisë për media, që është kusht për pavarësinë dhe profesionalizmin e tyre. Është e çuditshme se nga 80 amendamente të propozuara nga opozita, asnjëri nuk i referohet kësaj mangësie kaq të rëndësishme të ligjit”. Selamni tha se kjo tregon se preokupim kryesor i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk është fati i RTM-së, por se si nëpërmjet të prolongimit të diskutimit për amendamentet t’i mbrojë njerëzit е saj në Këshillin Programor të RTM-së dhe në Agjencinë për media.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Avokatja akuzon shtetin për dështim në mbrojtje
- Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia
- Mbi 31 milionë euro në gjashtë muaj janë mbledhur nëpër pikëpagesat rrugore në Maqedoni !
- Tri raste të dhunës në familje brenda një dite në Fushë Kosovë dhe Prishtinë
- Zgjedhjet presidenciale në Bullgari shkojnë në balotazh më 1 nëntor
- Tragjedia e një gruaje në Pejë: Si një denoncim për dhunë u shndërrua në një krim të tmerrshëm
- VLEN: Urime Koalicionit Shqiptar për rezultatin e arritur, përshëndesim ndryshimin politik në Serbi
- Izet Mexhiti: Humbja e Vuçiqit goditje për modelin autokratik të qeverisjes


