Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka cilësuar skandaloz, puro politik dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Ademi ka thënë se Gjykata Kushtetuese në vend se të jetë gardian kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, sjellin vendim të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën, me Marrëveshjen e Ohrit, me parimin e MO-së – përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë.
Ademi shtoi se ky vendim, e rrënoi postulatin kryesor të Marrëveshjes së Ohrit dhe na ktheu para vitit 2001.
“Që nga sot e tutje, me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, bien poshtë kuotat për përfaqësim gjatë punësimit. Pra, nga dita e sotme askush nuk do t’u kërkojë qytetarëve deklaratë për përkatësinë etnike. Pra nuk është vendim që ka të bëjë me shfuqizim e ‘balancuesit’, është shumë më shumë se aq”, ka deklaruar Arbër Ademi.
Data 06.10.2026
Aktuale
- Rusia në alarm, Sobyanin: Gati 10 mijë dronë fluturuan drejt kryeqytetit rus në vetëm një muaj
- Nga lufta në Ukrainë te bankat e shkollës, Putin kërkon rol të ri për veteranët
- SHBA rikthen pushkatimin pas më shumë se 60 vitesh, ish-majori Nidal Hasan do të ekzekutohet
- Revolucioni i Inteligjencës Artificiale: Beam i Reflection AI Sfidon Dominimin Kinez
- Kaos në kazino në Manastir, 4 persona sulmojnë edhe sigurimin
- Përplasje gjatë protestës në Prishtinë, 12 të lënduar, 6 prej tyre efektivë. Shoqërohen 3 protestues
- Trump konfirmon: Bombarduesit amerikanë u larguan nga baza në Britani për shkak të kërcënimeve
- Protestat për arsimin përshkallëzohen në Francë, sindikatat bashkohen kundër qeverisë së Lecorny



