Pronari i një lokali në Fier është arrestuar nga uniformat blu, pasi akuzohet se shfrytëzonte gratë për prostitucion.
Në pranga ka rënë shtetasi M. Xh., 59 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Rrëmbim personi”.
Sipas policisë, arrestimi i tij ka ardhur pas informacionit të marrë se 59-vjeçari shfrytëoznte disa shtetase për prostitucion, në ambientet e lokalit që administronte.
Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 33 vjeçe dhe një shtetase 55 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në lokalin e marrë me qira nga shtetasi M. Xh., në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.



