Pas Arjan Telhallarit është shpallur në kërkim dhe djali i tij, të cilët një ditë më parë në zonën e Ali Demit kanë konfliktuar me një 27-vjeçar.
Sipas policisë, në kërkim është shpallur 24-vjeçari me iniciale L.T. Mësohet se sherri ka nisur në mesditën në një lokal, ku janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër.
Pas konfliktit, i riu është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas me babanë e tij, Arjan Telhallarin, i cili dyshohet se ka patur armë me vete.
Ata kanë kërkuar në zonë 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar 24-vjeçari dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë.
“Shpallën në kërkim shtetasit L. T., 24 vjeç dhe A. T., 67 vjeç, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e djeshme, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër. Pas konfliktit, shtetasi L. T. është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin A. T., i cili dyshohet se ka patur armë me vete.
Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar shtetasi L. T., dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë. Punohet për kapjen e shtetasve të implikuar në këtë rast dhe për zbardhjen e rrethanave”, njofton policia.