Alsat 2019-09-05T10:43:32+02:00
Një i ri humbi jetën pas një sherri me thikë, ngjarja u regjistrua paraditen e sotme në qendër të qytetit të Bulqizës në Shqipëri.
BalkanWeb raporton se viktima, një 20-vjeçar, u konfliktua me shtetasin me iniciale F.K., 22 vjeç. Ky i fundit u largua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia është angazhuar për arrestimin e tij. Deri më tani nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë.
Loading…



