Dy vëllezër janë konfliktuar për motive të dobëta , ku si pasojë është plagosur me thikë njëri prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, ku si pasojë e konfliktit një 12 vjeçar, ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij me iniciale S. O., 17 vjeç.
Mësohet se 17 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 13:30, në rrugën “Hysen Xhura”, janë konfliktuar për motive të dobëta 2 vellëzër me njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit një shtetas i mitur 12 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij me iniciale S. O., 17 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.



