MPB njofton se me datë 11.03.2026, në ora 13:45 në OBP Gostivar, shtetasi J.R. (65-vjeç) nga Gostivari ka denoncuar se në oborrin e banesës së tij, për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake, i afërmi i tij M.R. e ka sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.


