Një pjesë e mirë e diskutimit në emisionin “Opinion” u fokusua tek ndikimi fetar në partitë politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Berat Buzhala theksoi se ka një ndikim të madh të Turqisë në politikën e Maqedonisë në vetvete, por edhe tek shqiptarët atje.
Ndërkohë, Idaver Sherifi, administratori i Albeu.com tha se roli i fesë tek shqiptarët e Maqedonisë duhet kuptuar drejt.”Ka një keqkuptim të besimit tek shqiptarët e Maqedonisë kur shihet nga jashtë dhe gjërat nuk kuptohen mirë.
Besimi tek shqiptarët e Maqedonisë ka një rol të rendësishëm, por kjo s’do të thotë se atje ka më shumë radikalë se sa kudo tjetër. Me ISIS-in janë bashkuar edhe shqiptarë nga Kosova apo vetë Shqipëria, kështu që ky nuk është një fenomen specifik i shqiptarëve të Maqedonisë. Radikalizma ka kudo, por shumica dërrmuese e shqiptarëve që besojnë janë qytetarë model të shtetit ku u ka rënë për pjesë të jenë. Kjo gjë duhet kuptuar mirë., – tha ai. /Albeu.com/