Zv/kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska i shoqëruar nga sekretari gjeneral Oliver Spasovski, nënkryetari Damjan Mançevski dhe kryetarja e Komisionit për çështje evropiane të LSDM-së Lidija Dimova sot është takuar me ministrin shtetëror për Evropë e Amerikë të Britanisë së madhe dhe Irlandës veriore Alan Dankan i shoqëruar edhe nga ambasadori britanik Çarls Garet.
“Po hapen perspektiva të ndritshme për Maqedoninë dhe qytetarët, me ndryshimet demokratike që ndodhin dhe sjellin qeveri demokratike. Presim që qeveria e re do të formohet shpejtë dhe do t’i përkushtohemi gjitha sfidave. Periudha më e rëndë për qytetarët dhe shtetin është pas nesh”, ka thënë Shekerinska.