Para shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës në sheshin në Shkup, Instituti për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve – Shkup dhe Asociacioni qytetar “Shkupjania Nënë Tereza” – Shkup, sot do ta shënojnë 40 vjetorin nga shpallja e Nënë Terezës për qytetare nderi të Qytetit të Shkupit.
“Me këtë rast do të zbulohet edhe mbishkrimi në pllakën përkujtimore e cila do të jetë edhe në gjuhën shqipe, si dhe do të njoftohet për finalizimin e procesit të institucionalizimit të Sektorit për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut pranë Institutit”, informojnë organizatorët.
Ky aktivitet është edhe në bashkëpunim me Universitetin “Nënë Teeza”-Shkup, IK Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës – Shkup, Shoqata humanitare “Nënë Tereza”-Strugë dhe Agjencia për zbatimin e gjuhës.



