Azir Aliu
Në gjysmën e dytë të vitit 2025 mora përgjegjësinë përtë udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë me një qëllimtë qartë: shëndetësia të mos ketë më nevojë përimprovizim, por për arkitekturë. Që nga dita e parë, fokusi im nuk ishte të premtoja zgjidhje të shpejta, portë vendosja themele të qëndrueshme për një sistem qëplanifikon me kujdes, mat, rishqyrton dhe përmirësohetvazhdimisht.
Gjysma e dytë e vitit 2025 ishte një periudhë e vendosjes së drejtimit zhvillimor. Një kohë e mbushurme dëgjim të vëmendshëm të profesionistëveshëndetësorë dhe analizë të thelluar të të dhënave, me qëllim që të kuptohej realisht gjendja e sistemitshëndetësor. Ky proces u karakterizua nga puna e qetëdhe e strukturuar, sepse ndryshimet e qëndrueshme nëshëndetësi kërkojnë qartësi dhe durim.
Nga reagimi i vonuar drejt menaxhimit në kohëreale.
Një nga mesazhet kyçe që theksova në konferencëntime të parë për shtyp ishte se vendimet në shëndetësiduhet të merren mbi bazën e të dhënave reale, dhe jo mbi ndjenja intuitive apo nën presione të momentit, tëjashtme apo të brendshme. Në muajt pas qershorit 2025 filloi vendosja e themeleve të një qasjeje të re, tëorientuar drejt identifikimit në kohë të rreziqeve, para se ato të shndërrohen në probleme për qytetarët.
Në vitin 2026, kjo qasje bëhet standard. Qëllimi ështëqë Ministria e Shëndetësisë të funksionojë si një sistemqë në kohë reale ndjek kapacitetet, ngarkesat dheburimet njerëzore, dhe që ndërhyn me masa tëmenduara, proaktive, e jo reaktive.
Investime që krijojnë kapacitet dhe baraza.
Ky vit shënon një fazë të rëndësishme të investimevekapitale, si rezultat i analizave dhe planifikimit të nisurnë gjysmën e dytë të vitit 2025. Me një investim prej205 milionë eurosh, do të avancojnë projektet përspitalet klinike në Shtip, Tetovë dhe spitalin nëKërçovë. Këto investime nuk do të jenë vetëmndërhyrje ndërtimore, por pjesë e një politikeinfrastrukturore për forcimin e kapaciteteve rajonaledhe për uljen e mbingarkesës kronike të klinikaveekzistuese të nivelit terciar.
Sipas analizave tona, rreth 70% e pacientëve që duhettë marrin shërbime në shëndetësinë primare dhesekondare, për shkak të dobësive sistemike, detyrohentë referohen në nivel terciar. Kjo anomali, përveçsepërfaqëson një kosto shtesë për pacientët dhe humbjekohe për ta, përbën edhe një barrë të rëndë përshëndetësinë terciare, duke e vështirësuar ndjeshëmpërmbushjen e rolit të saj kërkimor-shkencor dhendjekjen e teknologjive dhe protokollevebashkëkohore, që janë pjesë e trendeve moderne nëshëndetësi.
Në drejtim të planifikimit të përgjegjshëm, gjatë këtijviti do të nisë edhe përgatitja e një studimi fizibilitetipër një qendër të re klinike në Shkup, si një hap idomosdoshëm për zhvillimin afatgjatë dhe tëqëndrueshëm të sistemit shëndetësor në vend.
Po ashtu, zgjidhja e problemit të parkimit nëkompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup do të jetërezultat i një projekti konkret, që tregon se reformat nuk kanë të bëjnë vetëm me strategji të mëdha, poredhe me kushtet e përditshme që ndikojnë drejtpërdrejtte pacientët dhe punonjësit shëndetësorë.
Për herë të parë, shëndetësia i njeh kapacitetet e sajnjerëzore.
Një nga proceset më të rëndësishme të nisura nëgjysmën e dytë të vitit 2025 është krijimi i bazës sëparë të strukturuar të të dhënave për kapacitetetnjerëzore në shëndetësi. Për herë të parë, sistemindërton një pasqyrë reale për profilet profesionale, shpërndarjen e tyre dhe mungesat kritike.
Në bazë të këtyre të dhënave, në vitin 2026 fillon njëndryshim thelbësor në sistemin e specializimeve dhe nëkurrikulat e arsimit specialistik. Specializimet nuk do të krijohen më në mënyrë të izoluar apo mbi baza tëkujtesës historike të vjetruar, por do të përshtaten sipasnevojave reale të institucioneve shëndetësore. Në këtëmënyrë, do të vendoset një strukturë më e qartë e specializimeve të përgjithshme dhe subspecializimeve, jo vetëm në nivel terciar, por edhe në shëndetësinëprimare dhe sekondare.
Kjo reformë nënkupton kuadro më të planifikuara, shërbime më cilësore dhe një sistem që nuk prodhonspecialistë “sipas dëshirës”, por profesionistë qërealisht i duhen shëndetësisë dhe qytetarëve.
Digjitalizimi si mjet për transparencë dhe besim.
Që nga qershori 2025, digjitalizimi është vendosur sinjë shtyllë qendrore e reformës. Këtë vit, kjo qasjekonkretizohet përmes strategjisë kombëtare përtransformimin digjital të shëndetësisë, me fokus nëdigjitalizimin e proceseve, rritjen e transparencës dhemarrjen e vendimeve të bazuara në të dhëna.
Digjitalizimi nuk është qëllim në vetvete; për këtëarsye, ai po ndërtohet si mjet për rritjen e llogaridhënies, për zvogëlimin e hapësirës për abuzimedhe për krijimin e një sistemi më të drejtë për çdoqytetar.
Kornizë ligjore për një shëndetësi që parandalon.
Një reformë serioze nuk është e mundur pa një bazë tëqëndrueshme ligjore. Për këtë arsye, aktualisht po përgatiten dy zgjidhje ligjore plotësisht të reja nëshëndetësi, ndërsa 12 ligje ekzistuese po përshtaten dhemodernizohen, në përputhje me strategjinë, misionindhe vizionin që po ndërtojmë.
Qëllimi drejt të cilit synojmë në mënyrë sistematikeështë krijimi i një kornize ligjore që mbështetshëndetësinë parandaluese, dhe jo një sistem që reagonvetëm pasi sëmundja tashmë është shfaqur.
Besimi si obligim i përditshëm.
Reagimet pozitive që kam marrë që nga marrja e mandatit në qershor 2025 nuk i shoh si sukses personal, por si një përgjegjësi shtesë për përkushtim tëvazhdueshëm dhe transparencë në ushtrimin e funksionit ministror. Besimi ndërtohet çdo ditë, përmesvendimeve të sakta dhe komunikimit të sinqertë.
Shëndetësia në vitin 2026 nuk do të jetë perfekte, pordo të jetë më e planifikuar, më transparente, më e parashikueshme dhe më afër qytetarëve. Tendenca e vendosur çon drejt një sistemi që nuk reagon nga frika, por vepron me dije, të dhëna dhe përgjegjësi. Kjo ështëdrejtimi i shëndetësisë që e nisëm në qershor 2025 dheqë po e vazhdojmë seriozisht dhe me përgjegjësi gjatëvitit 2026.
Ekosistemi modern dhe përgjegjësia jonë
Sot, ekosistemi bashkëkohor shëndetësor në botëfunksionon si një rrjet i gjallë, ku klinikat, mjekët, laboratorët, regjistrat, sigurimet dhe vetë qytetarët janëtë lidhur përmes të dhënave, standardeve dhe rrugëvetë qarta të pacientëve. Sistemet më të zhvilluara nuk e matin më suksesin vetëm sipas numrit të ndërhyrjeve, por sipas asaj se sa kanë arritur të parandalojnëshfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve, sa shpejt kanëidentifikuar rreziqet dhe sa sigurt e kanë udhëhequrpacientin përmes sistemit.
Ky është kalimi nga një shëndetësi “zjarrfikëse” drejtnjë shëndetësie që parashikon dhe parandalon. Njëshëndetësi e mbështetur në spitale moderne, platformadigjitale interoperabile, inteligjencë artificiale dhetelemjekësi që e relativizon hapësirën dhe e eliminongjeografinë si pengesë.
Prandaj, digjitalizimi tek ne nuk guxon të reduktohetnë blerje softuerësh apo në “vulë elektronike” përzakone të vjetra. Ai duhet të jetë një mjet sistemik që içliron mjekët nga barrat administrative, i bën të dhënatmë të shpejta se burokracia dhe ndërton besim përmestransparencës. Për shtete më të vogla si Maqedonia, kjoështë edhe mundësi për një “kërcim përpara”: me rregulla të qarta referimi, algoritme “gatekeeper” mesniveleve primar, sekondar dhe terciar, si dhe regjistradhe standarde të ndërlidhura, mund të korrigjojmëanomalitë që i çojnë pacientët pa nevojë në nivelterciar.
E ardhmja që shohim në botë – binjakë digjitalë qësimulojnë rezultate, inteligjencë artificiale qëidentifikon rrezikun para shfaqjes së simptomave, spitale virtuale pa mure dhe mjekësi të personalizuar – nuk ka pse të jetë realiteti ynë i përditshëm nesër. Por ajo duhet të jetë orientimi ynë sot. Detyrimi ynë ështëtë kalojmë nga realiteti i djeshëm i spitaleve tëmbipopulluara, mjekëve nën presion të madh dhesistemeve që përpiqen vazhdimisht të balancojnëburime të kufizuara me pritje gjithnjë e më të larta, drejt një të ardhmeje të udhëhequr nga të dhënat, spitale të zgjuara, diagnostikë të mbështetur ngainteligjenca artificiale dhe teknologji që jo vetëmreagojnë, por parandalojnë dhe parashikojnë.


