Një ngjarje tragjike është regjistruar në zonën e Holtës, në Bashkinë e Gramshit, ku një masiv gjigand dheu është shembur në afërsi të një kanali që dërgon ujë në një hidrocentral.
Si pasojë e shembjes, dy punëtorë të një kompanie që po ndërton hidrocentralin kanë përfunduar poshtë masës së dheut. Deri më tani, një prej punëtorëve është nxjerrë i pajetë, ndërsa ende nuk dihet fati i punëtorit tjetër.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe disa autoambulanca. Operacioni për kërkimin dhe shpëtimin e punëtorit të dytë vijon.
Ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve për hapjen e kanalit të veprës marrëse të ujit për hidrocentralin, ndërkohë po hetohet për shkaqet e shembjes dhe kushtet e sigurisë në kantier.
“Nga sektori i Emergjencave Civile te bashkise Gramsh njoftohemi per nje ngjarje te ndodhur ne fshatin Hotolisht, në Holtë në Njësinë Administrative Porocan.
Behet fjale per humbjen e jetes se nje personi por per shkak te renies se nje masivi dheu nga ndertimi i diges se nje Heci. Dyshohet per persona te demtuar. Drejt vendngjarjes jane nisur forcat e MZSH Gramsh, autoambulanca, mjete e punonjes te bashkise. Jemi ne ndjekje te situates”, informoi Prefektura Elbasan.