Qëllimi jonë është që të gjejmë zgjidhje e cila do të jetë pozitive edhe për Maqedoninë dhe Greqinë me këtë pako të propozimeve. Kështu ka deklaruar ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke shtuar se pako e pranuar nga Maqedonia, jep mundësi që të gjithë të dalin si fitues nga ky proces
“Të gjithë elementet përputhen me pritshmëritë dhe kërkesat në Maqedoni dhe Greqi. Ato japin përgjigje të interesave tona nacionale dhe e mbrojnë identitetin tonë. Do të vazhdojmë të punojmë dhe të ndërtojmë miqësi, ngase mendojmë se këtë herë jemi shumë afër”, ka thënë Shekerinska.
Në lidhje me komentet se tani nuk ka heqje dorë nga “erga omnes”, Shekerinska rikujtoi se ata janë të lidhur për zgjidhje në pako, dhe se zgjidhja nuk mund të ndahet në pjesë.
“Nga momenti i parë deri tani, edhe negociuesit të Maqedonisë dhe Greqisë tregojnë se ose do të merremi vesh për të gjitha ose nuk do të ketë marrëveshje. Pakot janë ato dhe hapen të gjitha dhe nuk mundet çdo kush të zgjedh çfarë të doje. Kërkojmë zgjidhje që do të jep përgjigje për të gjitha çështjet dhe e cila do të jetë e pranueshëm për dyja palët. Marrëveshje e tillë u arrit së pari mes dy ministrat, e më pas pajtueshmëria në parim u dha edhe nga dy kryeministrat dhe kjo është pako që nuk mund të ndahet në pjesë”, ka thënë Shekerinska.
Data 27.03.2026
Aktuale
- Në prill do të rriten pagat në shëndetësi
- Kriza energjetike: Çfarë masash propozojnë ekspertët në Maqedoninë e Veriut
- Gjykata e shpalli grevën e kontrollorëve të paligjshme, M-NAV njoftoi kallëzim penal kundër Tasevskit për zbulimin e informacioneve
- “Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave”- Çmimet e larta të karburanteve, Konfindustria 4 kërkesa për Qeverinë: Ndërtoni rafinerinë për të përpunuar naftën shqiptare
- Gjilan: Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjeje pas një jave në arrati
- Një stuhi goditi Slloveninë – erëra me shpejtësi mbi 100 km/orë, mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike
- Trafiku në Maqedoni zhvillohet në rrugë me lagështi, ka borë në disa qafa malore
- Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

