Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, thotë se Qeveria nuk ndërhyn në punën e gjyqësorit dhe rasteve që janë në procedurë gjyqësore. Ajo në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se që nga fillimi, mesazhi i Qeverisë ka qenë që askush nuk është mbi ligjin ndërsa këtë, sipas saj, e dëshmon rasti “Zhvatja”. Shekerinska ka akuzuar VMRO-DPMNE-në, se perngon rastet gjyqësore që kanë të bëjnë me përgjimet, duke përmendur këtu rastin TNT. Duke i’u referuar analizave të organizatave joqeveritare, ajo tha se 60% e të gjitha seancave që kanë të bëjnë me përgjimet anulohen.
Radmila Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes
“Për gjashtë muaj jo të plota, nga gjetjet në publik, kemi pasur hetim, parahetim, akt akuzë, disa në paraburgim dhe seanca që zhvillohen disa në javë. E dini pse? Sepse askush nga Qeveria, nga shumica qeveritare apo nga politikanët nuk dikton më gjykime. Nuk i paraqitemi më në telefon gjykatësve dhe prokurorëve që t’u themi se çfarë të bëjnë. Edhe mesazhi nga fillimi i Qeverisë ishte i njejtë-ligji duhet të vlejë për çdokënd. Askush nuk është mbi ligjin dhe rasti “Zhvatja” edhe të gjitha hetimet lidhur me atë kanë treguar se me të vërtetë askush nuk është mbi ligjin. Atë që e bën VMRO-DPMNE është që të na detyroj të mos shohim si tani dhe në funksion të opozitës përpiqen të pengojnë drejtësinë”.
Në lidhje me anëtarësimin e plotë të vendit në NATO, Shekerinska tha se dëgjojnë lajme të mira nga Spanja, i cili është vendi i fundit që duhet të ratifikoj protokollin. Ajo tha se pret që javën e ardhshme të filloj procedura parlamentare.
Radmila Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes
“Është çështje javësh. Ne nuk mund të diktojmë kalendarin parlamentar të Spanjës, por jam e sigurt, ndërsa atë e marrim si konfirmim nga ana e Spanjës, se çështja do të shqyrtohet si prioritare. Unë pres që për disa javë edhe Kuvendi ynë të ratifikoj, ndërsa do të presim deri në deponimin e protokollit tonë të ratifikuar dhe marrëveshjes deri sa Spanja të ratifikoj pjesën e saj të detyrës”.
E pyetur rreth deklaratave të VMRO-DPMNE-së, prej ku kanë thënë se do të mbështesin ratifikimin por, nuk do të votojnë ndryshimet ligjore për ndryshimin e emrit të ARM-së, Shekerinska tha se, bllokimi i këtij ligji tregon se VMRO akoma tenton që të bllokoj shtetin në zonë të hirtë, ku do të vihen në pikëpyetje edhe mbrojtja edhe siguria edhe anëtarësimi në NATO.