Alsat-M 2019-06-26T10:12:09+02:00
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska nga sot do të qëndrojë për vizitë punë në Bruksel, në selinë e NATO-s, për të marrë pjesë në takimin dyditor të Këshillit Veriatlantik, në nivel të ministrave të mbrojtjes, shkruan MKD.MK, përcjell Alsat
Siç ka njoftuar Ministria e mbrojtjes, kjo është pjesëmarrja e dytë e Shekerinskës në takimin e ministrave në format të tillë, me çka Maqedonia e Veriut ka siguruar vendin e anëtares aktive në funksionalizimin e Aleancës.
Në Bruksel, Shekerinska do të zhvillojë takime bilaterale me ministrat e mbrojtjes të Spanjës,Hollandës, Italisë, Norvegjisë, Polonisë. Ndërsa pas përfundimit të takimit dyditor të ministrave do të merr pjesë në forumin e Brukselit të organizuar nga Fondi Gjerman, ku do të drejtohet panelistëve kushtuar inovacioneve dhe sigurisë.
Loading…



