Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmila Shekerinska sot në qeveri mbajti një seancë konstituive të Këshillit për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit qytetar, transmeton Almakos.
Ajo përfaqësuesve të organizatave qytetare i tha se anëtarët e qeverisë këto takime i shohin si mënyrë përmes së cilës me bashkëpunim me sektorin qytetar mund që të ndihmohet në realizimin e prioriteteve qeveritare.
“Ju shohim si aleat në luftën kundër shtetit të robëruar e cila nuk fitohet me zgjedhje, por fitohet përmes shumë reformave të rënda, dhimbshme ndonjëherë edhe të gjata”, ka thënë Shekerinska.
Sipas zëvendës kryeministres, Këshilli nuk është vetëm mjet i organizatave qytetare për arritjen e zërit dhe ndikimit, por edhe si mënyrë që deri te Qeveria të arrijnë sa më shumë informacione dhe mendime të ndryshme për një dialog të fuqishëm inklusiv./Almakos/
Data 14.03.2026
Aktuale
- VMRO-DPMNE: Prapa protestës së LSM-së për paga, po qëndrojnë njerëz të afërt me LSDM-në
- Zjarr në malin Jabllanicë – dy helikopterë të Armatës të angazhuar për shuarjen
- Arrestohet një 15-vjeçar nga Xhepçishti: Kërcënoi se do të vendoste bomba dhe do të kryente vrasje në një shkollë të mesme
- Arrestohet një shkupjan, gjatë bastisjes i gjendet kokainë e përgatitur për shitje
- Gjashtë persona arrestohen në Karposh të Shkupit, policia gjen drogë gjatë kontrollit aksion
- Aliu: Një vit pas Koçanit – Maqedonia nuk e harron përkushtimin e punonjësve shëndetësorë dhe dorën e shtrirë nga vendet mike
- Siljanovska-Davkova: Çështjet dypalëshe të mos e pengojnë integrimin në BE
- Për shkak të protestës, regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

