Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe shefi i Shtamadhorisë të ARM-së, gjeneral-majori Vasko Gjurçinovski sot në kazermën “Ilinden” në Shkup do të vizitojnë pjesëtarët e Regjimentit për operacione speciale.
Para komandës së Regjimentit, do të ekspozohet një pjesë e pajisjes së forcave speciale të armatës.
Në kuadër të vizitës paralajmërohet që ministrja Shekerinska të japë edhe deklaratë.

