“Ky ish ministri i Shëndetësisë në kohën e Gruevskit, që e ka aktive padinë për hajdutëri, pasi që i ka dështuar agjenda për integrim në BE, tash e vazhdon zanatin e vjetër – t’i vjedhë projektet dhe sukseset e huaja.
Teatri Shqiptar është meritë e ministrave Asaf Ademi e Hysni Ismaili dhe është turp për ata që për vite të tëra u pasuruan duke vjedhur nga ky teatër.
Mua më vjen mirë që kam qenë pjesë e ekipit që e bëri Teatrin dhe jam me fat që nuk kam nevojë të bëhem hajdut i sukseseve të huaja”, ka shkruar Faton Fazliu, shef i kabinetit të Ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili.