Anëtarët e SHBA “Karadaku” nëpër pisha e stepa, pjerrtësi e lartësi kaluan shtegun që të dërgon te “Pamukale” e Maqedonisë, ose Liqeni i Mermerit në Prilep.
Kjo minierë e harruar është një dëshmi e qëllimit fisnik të njerëzve që duan të transformojnë objekte të caktuara në atraksion turistik.
Shtegu prej 10 kilometrave në dy drejtimet ishte i shndërruar në histori përjetimi që kontribuoi dukshëm në uljen e kortezolit tek secili bjeshkatarë!
Ne, do të rikthehemi përsëri, gjithmonë kur të kemi nevojë për t`u mbushur me energji pozitive.











