Shtëpia e Bardhë tha të dielën se Izraeli ka përgjegjësinë të mbrojë jetët e njerëzve të pafajshëm në Gaza.
Komentet i bëri në disa intervista për televizionet amerikane, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, mes kritikave në rritje për vdekjen e civilëve palestinezë.
“Ne besojmë se në çdo orë, çdo ditë të këtij operacioni ushtarak, IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit), qeveria izraelite duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të bërë dallimin mes terroristëve të Hamasit që janë objektiva legjitime ushtarake dhe civilëve që nuk janë”, tha Sullivan në CNN.
“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta për këtë çështje dhe zoti Biden do ta përsërisë qëndrimin në një telefonatë të dielën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu”, tha Sullivan.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare tha gjithashtu se kryeministri Netanyahu ka përgjegjësinë të “frenojë” pjesëtarët ekstremistë të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor, nën kontrollin e Izraelit.
Data 14.07.2025
Aktuale
- Dënimi i Pjetër Shalës reduktohet nga 18 në 13 vjet burgim
- Google Gemini: Transformoni fotot tuaja në video emocionuese në një klik
- Prej vitesh pa ujë të pijshëm, “Tak-Fak” zgjidh problemin e banorëve në Polis! Drejtori teknik i ujësjellësit dhe inxhinieri i firmës: Do shtrihet një linjë të re nga vetë kompania
- Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare në një park, dënohet me burg 48-vjeçari shqiptar në Greqi
- Waitz: Kam marrë kërcënime për vdekje nga ekstremistët bullgarë për raportin e PE-së mbi Maqedoninë
- Trump thekson rolin e tij në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë
- Takim i ministrit Toshkovski dhe drejtorit të përgjithshëm të ICMPD-së, Shpindeleger
- A do të rikthehet seria e famshme Need for Speed?