17 May
Ambasada amerikane në Shkup e vlerësoi si një hap shumë pozitiv lëvizjen përpara të procesit të formimit të qeverisë.
“Gjithashtu është shumë e rëndësishme që Presidenti Ivanov dhe liderët e partive që përbëjnë shumicën gjetën mënyrë për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive” theksoi zv/ambasadorja Micaela Schweitzer-Bluhm e cila shtoi se pret formimin e shpejtë të qeverisë. Megjithatë nga ambasada amerikane shtuan se Maqedonia ka ende shumë punë për të bërë në mënyrë që të përparojë në përmbushjen e reformave urgjente dhe në rrugën e saj euro-atlantike.
Alsat-M

