Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” ka uruar fillimin e muajit të Ramazanit duke apeluar për kujdes të shtuar ndaj Natyrës.
“ Ramazani është muaj reflektimi e meditimi! Shembulli i emigrimit të Profetit Muhammed alejhi selam nga Meka në Medine si dhe veçimi i tij nëpër male, sidomos gjatë periudhës së agjërimit është një shembull i devotshmërisë shpirtërore drejt pastrimit fizik.
Prehja e tij ishte mali, kodrat! Idetë qiellore për namazin erdhën pikërisht në një shpellë të mbuluar në mal! Fjala e parë në Kur`an-“Lexo”- u zbrit gjatë muajit Ramazan në një vend të mbuluar nga ajri, në një lartësi mbidetare, dhe bota bimore e shtazore.
Përhajr na qoftë fillimi i muajit të Ramazanit. Ta shfrytëzojmë këtë muaj për pastrim shpirtëror dhe për një kujdes më të shtuar ndaj pasurisë që na ka dhuruar Zoti-Natyrës”, thuhet në urimin e SHBA “Karadaku”.
Data 02.10.2026
Aktuale
- Nismë e përbashkët e Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, me mbështetjen e BE-së për regjistrimin e Liqenit të Prespës UNESCO
- Kërcënon bashkëfshatarin me thikë, arrestohet 51 vjeçari nga Pallatica
- 35 vjeçari nga Çegrani kërkohej nga Prokuroria dhe Krimit dhe Korrupsionit, dërgohet në paraburgim
- Kapet i riu nga Tetova, i kërkuar për vuajtje dënimi me burg
- 24 vjeçarja nga Koçani sulmohet në Mavrovë nga i dashuri, pëson edhe miku i saj
- Kapen 700 gramë hashash nga Spanja, arrestohet i dyshuari nga Tetova
- Mbeti pa BMW-në, kapet duke e drejtuar pa leje
- Është gjetur kokainë te një 23-vjeçar nga Ohri



