Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” ka uruar fillimin e muajit të Ramazanit duke apeluar për kujdes të shtuar ndaj Natyrës.
“ Ramazani është muaj reflektimi e meditimi! Shembulli i emigrimit të Profetit Muhammed alejhi selam nga Meka në Medine si dhe veçimi i tij nëpër male, sidomos gjatë periudhës së agjërimit është një shembull i devotshmërisë shpirtërore drejt pastrimit fizik.
Prehja e tij ishte mali, kodrat! Idetë qiellore për namazin erdhën pikërisht në një shpellë të mbuluar në mal! Fjala e parë në Kur`an-“Lexo”- u zbrit gjatë muajit Ramazan në një vend të mbuluar nga ajri, në një lartësi mbidetare, dhe bota bimore e shtazore.
Përhajr na qoftë fillimi i muajit të Ramazanit. Ta shfrytëzojmë këtë muaj për pastrim shpirtëror dhe për një kujdes më të shtuar ndaj pasurisë që na ka dhuruar Zoti-Natyrës”, thuhet në urimin e SHBA “Karadaku”.
Data 04.10.2026
Aktuale
- Nuk përmbahet Beatrix, me këtë veshje shfaqet në publik
- Tensionet mes Kurtit dhe Hamzës: Një marrëveshje për Specialen dhe Presidentin në rrezik?
- Gjorgjievski: Aksionet për vendosjen e rendit në tregje do të vazhdojnë, nuk do të ketë tolerancë për shitësit ilegalë
- Gjorgjievski: Aksionet për vendosjen e rendit në tregje do të vazhdojnë, nuk do të ketë tolerancë për shitësit ilegalë
- Protesta ndërkombëtare: Zëri i shqiptarëve për ish-krerët e UÇK-së
- Gjorgjievski: Aksionet për vendosjen e rendit në tregje do të vazhdojnë, nuk do të ketë tolerancë për shitësit ilegalë
- ‘Super-Agjencia’ nën hijen e Kryeministrit
- Gjorgjievski: Aksionet për vendosjen e rendit në tregje do të vazhdojnë, nuk do të ketë tolerancë për shitësit ilegalë



