Nën qiell të hapur, në ajrin e pastër të fushave të Allashecës, me ujin e pastër si loti të “Burimit”, anëtarët e SHBA “Karadaku” çelën iftarin!
Aty ku dritë bënte Hëna, vazhduan bisedat e këndshme të Ramazanit, meditimit dhe shoqërisë, si dhe aktiviteteve që do të vazhdohen të realizohen pas Ramazanit.
Një bjeshkatarë është i lidhur për Natyrën si foshnja pas Nënës!
Një bjeshkatarë i gëzohet të gjitha stinëve, sidomos pranverës, aty ku për së afërmi preket lindja e një jete të re të bimëve, luleve dhe gjallesave të ndryshme.