Anëtarët e SHBA “Karadaku” sot përshkruan shtegun përallor për në Malin e fshatit Goshincë, Komuna e Likovës.
Nga Penda e Gllazhnjes e deri në Goshincë, në këtë periudhë të vitit, alpinistët arritën që ta ecin shtegun me një emocion dhe diciplinë të jashtëzakonshme.
Kjo perlë e bjeshkëve tona, një potencial i jashtëzakonshëm i turizmit malor; pamja që ofron kjo bjeshkë, pasuria e saj ujore, ambienti gjelbërues e shërues i kësaj bjeshke janë disa nga karakteristikat kyçe të kësaj bukurie natyrore!
Anëtarët e SHBA “Karadaku” kishin kujdes të shtuar ndaj natyrës që është edhe abetarja e të qenit alpinist!