SHBA “Karadaku” iu përgjigj pozitivisht ftesës së SHBA “Kaçaniku” duke marr pjesë në marshin e organizuar për nder të 7 shtatorit-Kushtetutës së Kaçanikut.
Kushtetuta e Kaçanikut ishte një kushtetutë e Republikës së Parë të Kosovës, e miratuar më 7 shtator 1990 nga Kuvendi i Kosovës, e njohur sipas vendit të shpalljes së saj, në Kaçanik.
Këtë ngjarje madhështore të historisë më të re të kombit shqiptarë dhe të Republikës së Kosovës, e shënuan më së miri bjeshkatarët nga mbarë trojet shqiptare duke marshuar në shtegun Kaçanik-Guri i Shpum-përroi i Llokmës, Livadhi i Madh (Llanishtë)-Kaçanik.
Ky shteg përrallor la mbresa dhe kujtime të bukura te bjeshkatarët e shoqatës tonë.