SHBA “Karadaku” iu përgjigj pozitivisht ftesës së SHMS “Besa” nga Çellopeku për të marr pjesë në aktivitetin e tyre të parë promovues, në marshin e quajtur Çellopeku 2025.
Mali i Thatë ka shumë porta, sikur portat e qiellit dhe të tokës, e njëra prej tyre ishte edhe pjesë e shtegut përrallor 12 km që e kaluam bashkërisht me bjeshkatarë dhe alpinist nga të gjitha trojet shqiptare.
Secili bjeshkatarë ndante nga vetja ngjarje dhe rrëfime nga vendet ku ka shkelur me këmbë, në këtë mënyrë duke motivuar njëri-tjetrin për sfidat dhe aktivitetet e ardhshme.
Secili sport në epiqendër ka njeriun dhe respektin ndaj tij, pastaj dallohet në shkathtësitë dhe mënyrën e realizimit të atyre shkathtësive.
SHBA “Karadaku” iu falënderua SHMS “Besa” nga Çellopeku për mikpritjen duke i uruar edhe shumë aktivitete tjera sportive.










