19 maj 2024 është data kur Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” nga Kumanova u bënë bashkë me bjeshkatarët e “Dardanisë” nga Shkupi për një faqe të re të rrëfimit.

“Shtëpia është e Zotit dhe e mikut”, kjo porosi shekullore u vu në praktikë nga përfaqësuesit dhe bjeshkatarët e SHBA “Dardania” të cilët pritën bjeshkatarët nga Kumanova.

Nëpërmjet ‘rrugëve të dhisë’ dhe dritëhijeve si në hamame, me humor të pandalshëm dhe bisedave nga sporti, politika e deri te familja e shoqëria, bjeshkatarët kaluan disa orë sa një çast.

Malin Vodno lirisht mund ta llogarisim si bashçarshia e bjeshkatarisë me mijëra hyrje e dalje dhe me vizitor që e mbajnë gjallë në secilën periudhë të ditës.

Vërehet dora e Zotit dhe e pushtetit.

A po dëgjon?
Teleferiku shtoi pjesë të rrëfimit, ndërsa kujdesi për pastërtinë, duke nisur nga më të moshuarit, ishte një shkollë praktike e bjeshkatarisë.





Faleminderit, thanë njëzëri bjeshkatarët nga Kumanova duke kërkuar përsëritjen e rrëfimit.
Rrugëtimi ka nisur! Mos u vono për asnjë çast!
 
		










